Në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve drejt ngritjes së Cilësisë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi në bashkëpunim me Prorektorin për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi organizoi trajnimin me temë: Hartimi i Planit Zhvillimor Individual.
Ky trajnim kishte të bënte me Planifikimin e Vlerësimit të Stafit Akademik në UKZ.
Për shkak të rolit dhe përgjegjësive të ndara të secilit, Trajnimi është organizuar në dy sesione, sesioni i parë për stafin akademik, kurse në sesionin e dytë kanë marrë pjesë stafi menaxherial.
Fillimisht hapjen e trajnimit e ka bërë drejtoresha e zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Fitore Malaj-Abdyli, e cila në pika të shkurtra ka njoftuar të pranishmit për rëndësinë që ka Plani Zhvillimor Individual.
Më pas Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi ka folur rreth planifikimit të punës së Stafit Akademik, treguesëve të performancës, manualin për plan dhe vlerësim të performancës, hartimit të planit zhvillimor individual, etj.
Trajnimi u mirëprit nga ana e stafit akademik si dhe nga menagjmenti, ndërkohë u sugjerua që trajnime të kësaj natyre të mbahen edhe në të ardhmen.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan