Jepen certifikata për pjesëmarrësit në workshopin ONU për Pedagogji Ligjore

26 Mars, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka vazhduar dita e dytë e  punëtorisë “Pedagogjia  Ligjore” organizuar nga Ohio Northern University , respektivisht Profesorët Howard Fenton dhe Kevin  Hill.

Profesorët e Ohio Northern University,  Fenton dhe Hill, në  bashkë organizim me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka para studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Juridik të UKZ-së, kanë diskutuar rreth problematikave ndërkombëtar të kujdestarisë së fëmijëve, rolin e  studentëve si dhe për teknikat interaktive të aplikuara në kurset e caktuar aktualisht.

Në ndërkohë në fund të punëtorisë janë shpërndarë certifikata për pjesëmarrësit në këtë punëtori.