Informim për shpallje te konkursit për Program të Praktikës – FINCA Kosovë

14 Maj, 2026

FINCA KOSOVE  ka hapur konkurs për pranimin e praktikantëve në rolet e Deges & Zyres Qendrore, me qëllim ofrimin e mundësive për zhvillim profesional dhe përfitim të përvojës praktike për studentët.

Përmes këtij programi, praktikantët do të kenë mundësinë të:

  • Angazhohen në projekte reale të punës
  • Zhvillojnë aftësitë profesionale dhe personale
  • Marrin mentorim nga profesionistë të fushës
  • Njihen nga afër me mjedisin e punës dhe kulturën organizative

Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se për kandidatët e suksesshëm ekziston mundësi shumë e lartë për punësim pas përfundimit të praktikës, bazuar në performancën dhe angazhimin e tyre.

 Afati për aplikim: 19 Maj 2026
Linku per aplikim në deget e FINCA KOSOVE:  https://forms.office.com/r/djbjfV3pNE

 Linku per aplikim në ZYRE Qendrore: https://forms.office.com/r/zPyYVh5HAx

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, ju lutemi të mos hezitoni të  kontaktoni:

Lulevera Jashari | HR Coordinator; Tel 044/528-538