Heras+ organizoi punëtori për stafin e UKZ-së për Menaxhimin e Projektit

1 Dhjetor, 2022

Projekti Heras Plus mundësoi një punëtori dyditore për Menaxhimin e Ciklit të Projektit për Universitetin Publik “Kadri Zeka” .

Punëtoria u krijua së bashku nga ekipi HERAS Plus dhe menaxhmenti i UKZ-së, ku morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës nga stafi akademik e administrativ.

Programi kishte për qëllim të mbuloj të gjitha lëndët kryesore të përfshira në MCP, ndërsa metodat e zhvillimit ishin përmes prezantimeve, punës në grup dhe sesioneve të trajnimit.

Trajnimi është pjesë e mbështetjes që i jepet UKZ-së bazuar në fondin konkurrues për zhvillimin strategjik të universiteteve publike dhe është në përputhje me veprimet e përbashkëta të dakorduara në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Projektit HERAS Plus dhe Universitetit.

Projekti HERAS kontribuon në sistemin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore në Kosovë. Projekti ofron mbështetje në tri nivele: atë strategjik, të politikave universitare dhe të kërkimeve shkencore.

Në ditët e sotme të zhvillimit të hapësirës së Edukimit të Lartë, stafi i Universitetit ballafaqohet me menaxhimin e projekteve komplekse, me buxhete të kufizuara dhe resurse të pakta. Për t’ju shmangur përsëritjes së punëve, vonesave apo pengesave, aftësimi në shkrimin e projekteve ka nevojë për mjete të avancuara dhe teknika për t’ju përshtatur ndryshimeve të shpeshta në këtë hapësirë.

Temat që u trajtuan në këtë punëtori ishin: shpjegimi dhe përkufizimi i projektit, çfarë nënkupton cikli i menaxhimit të projektit, pesë fazat e veprimit të ciklit jetësor të menaxhimit të projektit, analiza e problemeve, analiza e objektivave, qasja e kornizës logjike (LFA), plotësimi i matricës së kornizës logjike etj.