Hapet thirrja publike për mbështetje për studentët përmes bursës së mobilitetit

26 Nëntor, 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje financiare për studentët përmes bursës së mobilitetit.

Kjo mbështetje synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit nga vendbanimi deri në institucionin e arsimit të lartë, varësisht nga distanca e vendbanimit me adresën e institucionit të arsimit të lartë. Mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesës mujore sipas kalendarit akademik, si në vijim:

– 30 euro për distancat deri në 20 kilometra;

– 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra; si dhe

– 70 euro për distancat mbi 50 kilometra.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor në institucionet publike dhe private të akredituara në Republikën e Kosovës, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në thirrje. Ftojmë studentët që t’i shqyrtojnë kushtet dhe kriteret dhe të aplikojnë.

Procesi i aplikimit do të realizohet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/707

Afati për aplikim është nga sot deri më 10 dhjetor. Përfituesit do t’i marrin mjetet financiare në baza tremujore, në llogaritë e tyre personale bankare.

Informatat për kriteret e aplikimit i gjeni në linkun: https://mash.rks-gov.net/…/11/Bursat-e-Mobilitetit.pdf