Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan njofton studentët dhe stafin akademik për hapjen e Thirrjes për Pjesëmarrje në Konferencën e 5-të të Studentëve të Canadian Institute of Technology (CIT), me temën: “From Smart Skills to Smart Growth in the Digital Era”.
Konferenca do të mbahet më 8 maj 2026, në Tiranë, Shqipëri, dhe synon të mbledhë studentë të nivelit bachelor dhe master nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht nga institucionet partnere, për të prezantuar punimet e tyre shkencore, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar bashkëpunimin akademik në fusha që lidhen me teknologjinë, inovacionin dhe transformimin digjital.
Në kuadër të kësaj konference, studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” inkurajohen të aplikojnë me punime kërkimore dhe prezantime, nën mentorimin e profesorëve të tyre. Abstraktet e zgjeruara do të publikohen në Librin e Abstrakteve të Konferencës.
Konferenca ofron një mundësi të shkëlqyer për:
Prezantimin e hulumtimeve shkencore;
Zhvillimin e rrjetëzimit profesional me studentë dhe studiues ndërkombëtarë;
Shkëmbimin e përvojave dhe ideve inovative;
Eksplorimin e mundësive për bashkëpunime të reja akademike.
Fati i aplikimit për pjesëmarrje është deri më 3 prill 2026.
Universiteti fton të gjithë studentët e interesuar të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme akademike dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron kjo platformë ndërkombëtare.
Për më shumë informacione dhe për dorëzimin e abstrakteve, ju lutem referojuni materialeve të bashkëngjitura.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan