Ftesë për pjesëmarrje në eventin “Gratë Ndërmarrëse-Biseda frymëzuese dhe mundësi rrjetëzimi”

29 Janar, 2024

Të nderuara,

Ju ftojmë të merrni pjesë në eventin “Gratë Ndërmarrëse: Biseda frymëzuese dhe mundësi rrjetëzimi” në kuadër të ITP-së ku do të flasim për fuqizimin e grave, arritjet e tyre dhe punën e palodhshme.

Data: 31 Janar 2024 (e mërkure)

Koha: 10:00 – 14:00

Vendi: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, “Universiteti i Prizrenit” Ukshin Hoti.

Linku për regjistrim: https://forms.gle/vTxAVTxXu1e8karP8

Në panel diskutimi do të jetë Jeta Zagragja, CEO dhe Themeluese, nga kompania AnchorzUp, e cila do të ndajë me ju rrugëtimin e saj nga fillimet e karrierës e deri te pozitat e larta drejtuese. Ajo do të shpalosë sfidat me të cilat është përballur dhe ende përballet në rrugën e saj drejt suksesit, si i ka tejkaluar ato dhe ka arritur të bëhet ajo që është sot. Së bashku me Jetën do të jetë edhe Arta Istrefi, Themeluese e komunitetit Women Entrepreneurs Kosovo, njëherësh kryesuese e Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Eventi përfshin gjithashtu një hapësirë rrjetëzimi, e cila është e shkëlqyeshme për të mësuar nga përvoja e njëra-tjetrës dhe të njiheni me gra dhe profesioniste në fusha të ndryshme të biznesit.

Për të gjitha ju që jeni profesioniste, studente e ndërmarrëse – kjo ngjarje është për JU!

Le të krijojmë një rrjet të mirëfilltë, të ndihmojmë njëra-tjetrën dhe të krijojmë një komunitet ku çdo grua ndihet e fuqizuar për të ndjekur ëndrrat e saj.

Shih linku i njoftimit:https://www.facebook.com/events/s/grate-ndermarrese-biseda-fryme/403109462380229/