Ftohen studentët e UKZ-së të marrin pjesë në bashkëbisedim me Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu

20 Tetor, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Sociale, organizon të mërkurën, më 21 tetor 2026, në ora 11:00, një diskutim me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.

Takimi do të mbahet në Sallën A34 të Universitetit, me temën: “Diplomacia parlamentare, sundimi i ligjit dhe perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës”.

Gjatë këtij takimi, znj. Haxhiu do të ndajë me studentët përvojën dhe këndvështrimet e saj mbi rolin e Kuvendit në marrëdhëniet ndërkombëtare, rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, si dhe sfidat dhe mundësitë e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Studentët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin pjesë drejtpërdrejt në bashkëbisedim, duke krijuar hapësirë për diskutim dhe shkëmbim të ideve mbi çështje me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Ky aktivitet synon të ndërlidhë procesin akademik me praktikën institucionale dhe të nxisë debatin akademik mbi zhvillimet politike, juridike dhe shoqërore në Kosovë dhe më gjerë.

Në këtë aktivitet janë të ftuar të marrin pjesë studentët, stafi akademik dhe administrativ, si dhe të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!