Ftohen studentët dhe të diplomuarit e rinj të aplikojnë në Shkollën Vjeshtore të BE-së

3 Nëntor, 2026

Studentët dhe të diplomuarit e rinj ftohen të bëhen pjesë e Shkollës Vjeshtore të BE-së, me temën “Beyond the CV: Build Your Future. Shape Your Career”, e cila do të mbahet nga 16 deri më 18 nëntor 2026, në Fakultetin e Filologjisë, salla “Idriz Ajeti”, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Shkolla Vjeshtore organizohet nga Young Cell Scheme (YCS), në bashkëpunim me European Young Cell Alumni Kosovo (EYCA), dhe synon të ofrojë sesione interaktive dhe praktike për zhvillimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen e studentëve dhe të diplomuarve të rinj për tregun e punës.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:

  • zhvillojnë aftësi të reja profesionale;
  • përgatiten më mirë për tregun e punës;
  • zgjerojnë rrjetin e tyre profesional;
  • fitojnë njohuri dhe përvoja praktike.

Data: 16–18 nëntor 2026
Vendi: Fakulteti i Filologjisë, salla “Idriz Ajeti”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Orari: 09:00–12:00 dhe 13:00–14:30
Pjesëmarrja: Pa pagesë
Afati i aplikimit: 13 nëntor 2026

Apliko përmes këtij linku:
https://forms.gle/8ac5V6s6Y4eomept6

Për më shumë informata: [email protected] dhe [email protected].