Ftesë/Dita Informuese Erasmus+ në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” më datë 7 Nëntor 2019

4 Nëntor, 2019
Të nderuar,
ju njoftojmë se me datë 7 Nëntor 2019, duke filluar nga ora 13:00  në sallën A 34, Zyra Erasmus+ në Kosovë planifikon të mbaj një sesion informues  në dy takime të ndara me stafin dhe studentët, ku të dyja sesionet pritet të fillojnë paralelisht.
Ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+.
Thirrja e aplikimit për vitin 2020 do të hapet gjatë muajit Nëntor.

Shpresojmë që do kemi bashkëpunimin tuaj në këtë aktivitet.

Bashkëlidhur mund të gjeni agjendën:
 Erasmus+ Info Session Agenda_Gjilan