Ftesë

13 Janar, 2016

Ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e radhës në kuadër të programit “Guest Speaker” të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. I ftuar është veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare z. Hydajet Hysenin i cili do të mbajë ligjëratë me temën: “Pranvera’81 midis retrospektivës dhe prospektives”, me rastin e 34 vjetorit të rënies heroike (17 Janar 1982) të  Kadri Zekës.

Kjo ligjëratë ndërlidhet me manifestimet e “Flakës së Janarit 2016”

Organizimi do të mbahet të hënën më 18 Janar 2016, në ora 11:00 në sallën A34, kati i III-të.

 

Ju mirëpresim!

 

Flamur Hyseni

Koordinator i programit “Guest Speaker”