Ftesë/Takim orientues me studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

2 Tetor, 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizon takim orientues me studentët e vitit të parë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes dhe informacioneve të nevojshme në fillim të rrugëtimit të tyre akademik.

Gjatë takimit, studentët do të kenë mundësi të njihen më afër me organizimin e studimeve, obligimet akademike, shërbimet dhe mundësitë që ofron Fakulteti, si dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me çështjet që i preokupojnë në javët e para të studimeve.

Takimi synon të lehtësojë përshtatjen e studentëve me mjedisin universitar dhe të krijojë një komunikim të hapur ndërmjet studentëve dhe Fakultetit që nga fillimi i vitit akademik.

Data: 05.10.2026
Ora: 11:00
Vendi: Salla A01

Ftohen të gjithë studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të marrin pjesë.