Ftesë për turne në basketboll 3×3 për nder të Festës së Flamurit

21 Nëntor, 2023

Për nder të festës Kombëtare të Flamurit, me 25 nëntor duke filluar nga ora 12:00 pranë palestrës të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit – UP do të mbahet 3×3 turnamenti.

Në këtë ngjarje e organizuar nga Federata e Sportit Universitar në Kosovë në bashkëpunim me F2 event and etertainment do të marrin pjesë 12 ekipe studentore( Universitete nga Kosova dhe Shqipëria).

Fituesi i këtij turnamenti do të shpërblehet me 500 € dhe kualifikim në Prizren Qualifier 2024.

Vendi i dytë do të fitoj 300€ dhe MVP 100 €.

Gjithashtu do të ketë garë në gjuajtje për 3 pikë dhe fituesi do të shpërblehet me 100€.

Urojmë që ky event do të masovizojë lojën 3×3 pranë studentëve dhe organizime të tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen.