Ftesë për trajnime profesionale në kuadër të Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie

23 Korrik, 2022

Të nderuar profesorë dhe asistentë,

Ju njoftojmë se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në kuadër të QDPM (Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie), mban trajnime dy-ditore me temat: “Metodat e avancuara të mësimdhënies” dhe “Hulumtimi dhe publikimet shkencore”

Trajnimet mbahen me datë 26 – 27 korrik 2022 nga trajner të certifikuar të UFAGJ-së.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë email: [email protected] deri më datë 24 korrik, ora 16:00.

Pas konfirmimit tuaj ju dërgohet agjenda me vijueshmërinë e temave të trajnimit.