Ftoheni të merrni pjesë në organizimin e rradhës për një nga projektet e financuar nga Erasmus + ku Kolegji Heimerer së bashku me partnerët ndërkombëtarë po zbaton nga viti 2018. Qëllimi në këtë projekt TOBP është të minimizojmë barrierat e tranzicionit me të cilat përballen migrantët, veçanërisht ato në dyfish situata e tranzicionit, duke filluar jetën e tyre familjare pas mbërritjes në një vend të ri.
Ky projekt që gradualisht do të rezultojë në krijimin e një platforme burimesh, duke mundësuar tranzicione pa pengesa, qëllimin kyq e ka ri-integrimin e migrantëve në vendin e tyre.
Profesionistë të ndryshëm nga fusha të ndryshme (infermierë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe punonjës socialë) dhe horizonte (organizata të ndryshme, institucione mësimore) dhe jo vetëm janë të ftuar të marrin pjesë.
Kjo ngjarje do t’u lejojë pjesëmarrësve njohjen më të mirë të aftësive të tyre të mentorimit të tranzicionit të sapofituara si dhe avancimin ne fushën e punës së tyre me migrantë. Pjesmarrësit do të kenë mundësi pas perfundimit të eventit një ditorë të pajisen me Open Badge certificate, e para e këtij lloji ne Kosovë.
Ne ftojmë çdo pjesmarrës që është i gatshëm të marrë pjesë të bashkohet me ne në Kolegjin Heimerer për një ditë plot aktivitete ose të kyqen online në platformën Zoom për ata që nuk mund të marrin pjesë fizikisht.
Linku i regjistrimit është: https: //docs.google.com/forms/d/1Do03Bta87R3pROalLyqLPj-x4NuigzvExQBsgElJc-I/edit
Ju lutem mos harroni, ju në çdo kohë mund të shkarkoni materiale trajnimi nga mentorët në tranzicion në faqen tonë të internetit www.tobp.eu
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan