Coca-Cola HBC Kosova dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) po e sjellin për herë të parë në Gjilan programin “Youth Empowered”, një ngjarje gjysmë-ditore e dedikuar për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve.
Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Komunës së Gjilanit, përmes Drejtorisë së Arsimit.
Programi do të përqendrohet në: Inteligjencën Artificiale, aftësitë e së ardhmes, Shkathtësitë e buta si dhe udhëheqje.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata digjitale të lëshuara nga Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK.
Organizimi do të mbahet më 26 shtator(e premte), në ora 13:00, në Amfiteatrin e i Shkollës së Muzikës, Gjilan
Për të marrë pjesë, regjistrohuni në linkun: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan