Ftesë për regjistrim në Panairin Virtual të Karrierës 2021

1 Tetor, 2021

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të regjistrohen për të marr pjesë në Panairin Virtual të Karrierës, regjistrimin mund ta bëjnë nga data 04 Tetor 2021 (e hënë), ndërsa hapja e Panairit bëhet me 12 Tetor 2021.

Mbi 50 institucione dhe kompani pjesëmarrëse po përgatiten të prezantojnë ofertat e tyre për vende pune, mundësi për bursa, trajnime dhe seminare në një format të ri.

Panairi organizohet nga Universiteti Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe  Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, nën përkrahjen e Giz Kosova.