Fakulteti i Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në bashkëpunim me Zyren për Komunikim me Publikun, organizon promovimin e veprës së autorit Bajram Kosumi: “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera”.
Në këtë aktivitet letrar dhe kulturor, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë me autorin rreth krijimtarisë së tij, ideve që trajton libri dhe reflektimeve mbi identitetin, historinë dhe realitetin ballkanik.
Bashkëbisedues në këtë organizim do të jetë Merxhan Avdyli
📍 Vendi: Amfiteatri B2, në UKZ – Gjilan
📅 Data: 21 maj 2026 (e enjte)
🕒 Ora: 15:00
Ftohen studentët, stafi i Universitetit dhe të gjithë dashamirët e letërsisë dhe mendimit kritik të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.
Ju mirëpresim!

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan