Ftesë për pjesëmarrje në turniret sportive të FSUNK-së!

20 Tetor, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, tani ka Federatën e Sportit, andaj Federata e Sporteve Universitare të Kosovës(FSUNK), si  federatë e re dhe mjaft e rëndësishme për sportin në Kosovë  dhe për studentët në veçanti, ju fton të jeni pjesëmarrës në turniret sportive të organizuara për studentët për nder të festës së 28 Nëntorit.

Turniret do të zhvillohen në sportin e Futsallit për meshkuj dhe Volejbollit për femra.

Si student të Universitetit “Kadri Zeka”, keni mundësinë të përfaqësoheni në të dyja kategoritë dhe të garoni me të gjitha ekipet e tjera përfaqësuese të të gjitha Universiteteve dhe Kolegjeve të Kosovës.

Ceremonia përmbyllëse e këtyre garave do të mbahet në sallën 1 Tetori, ku do të bëhet edhe shpallja e ekipeve fituese dhe shpërblimi i tyre.

Ekipi fitues do të përfaqësojë Federatën tonë dhe Universitetin apo Kolegjin përkatës në garat ndërkombëtare evropiane dhe botërore që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.

Data e fundit e aplikimit për pjesëmarrje është me 03.11.2017

Për informata më të detajuara rreth agjendës dhe organizimit do të njoftoheni në vazhdim, pas paraqitjes së ekipeve përfaqësuese.