Ftesë për pjesëmarrje në trajnimin e I-rë në kuadër të prokjektit TAKE mbështetur nga CARITAS

4 Tetor, 2023

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me Universitetin  Publik  “Kadri  Zeka” në  Gjilan, përkatësisht Fakulteti i Edukimit, me përkrahjen e CARITAS-it Zviceran, në kuadër të projektit Together Advancing Kosovo’s Training and Employment with in the Education Sector (TAKE) – University Cooperation, projekt ky që do të realizohet në bashkëpunim me të gjitha fakultetet publike të edukimit, organizon trajnim për prindërit e fëmijëve që vijojnë kopshtet, i cili do të mbahet nga ekspertë të Fakultetit të Edukimit.

Projekti ka për qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së edukatorëve para shërbimit, sidomos në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike, duke investuar në procesin e mentorimit përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet parashkollore.

Në rrjedhën e organizimeve të CARITAS-it Zviceran në kuadër të projektit TAKE, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit, do të organizohet trajnimi i I-rë nga eksperti Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri, me temën: “Roli i edukimit parashkollor në familje“.

Trajnimi do të mbahet me datë 06.10.2023 (ditën e premte) në UKZ, salla B/01, duke filluar në orën 12:00!