Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan njofton studentët, stafin akademik dhe administrativ, si dhe të gjithë të interesuarit se më 9 qershor 2026 (e martë), duke filluar nga ora 15:00, në sallën A34 të universitetit, do të mbahet shfaqja e dokumentarit dhe debati publik në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë”, i zbatuar nga BIRN Kosova dhe ACDC.
Ky aktivitet është pjesë e një serie debatesh publike të organizuara nga BIRN Kosova, të cilat synojnë të nxisin dialog gjithëpërfshirës mbi çështjen e personave të zhdukur në Kosovë, si dhe të forcojnë angazhimin e institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në adresimin e kësaj çështjeje me rëndësi shoqërore.
Programi përfshin shfaqjen e një dokumentari tematik dhe një diskutim të moderuar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, organizatave të shoqërisë civile, studentëve dhe palëve të tjera relevante. Aktiviteti do të moderohet nga gazetarja Jeta Xharra dhe pritet të mbledhë rreth 50 pjesëmarrës, ndërsa do të transmetohet edhe online.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në diskutimin mbi një nga çështjet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme për shoqërinë kosovare.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan