Ftesë për pjesëmarrje në sesion informues për programin e BE-së – Evropa Digjitale

9 Dhjetor, 2025

Të nderuar,

Zyra për Bashkëpunim për Zhvillim në Qeverinë e Republikës së Kosovës ju fton të merrni pjesë në sesionin informues për programin e BE-së, Evropa Digjitale, që është një iniciativë e financimit të BE-së që synon të përshpejtojë transformimin digjital të Evropës.

📅 E premte, 12 dhjetor 2025, nga ora 09:00 – 14:00
📍 Prishtinë
🔗 Regjistrohuni këtu: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSelx4uG6KojNsLTN5SADr4P_CpUDZ6M2ahbb7RfbqqYzVc2aw/viewform?usp=publish-editor

Gjatë sesionit do të prezantohen prioritetet tematike të thirrjeve, aktivitetet e pranueshme dhe kriteret për aplikim. 

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj ju ftojmë të përfitoni nga kjo mundësi për të ndërtuar partneritete dhe ide të forta për aplikim.