Të dashur studentë,
Federata e Sportit Universitar të Kosovës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në trajnimin e radhës, një program dyditor që synon të theksojë rolin e sportit në promovimin e barazisë, zhvillimin e lidershipit dhe nxitjen e vullnetarizmit tek studentët.
Ky trajnim do të ofrojë një hapësirë interaktive për diskutim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të aftësive praktike, duke fuqizuar rolin e studentëve si aktorë aktivë në komunitet përmes sportit.
Gjatë këtij programi do të trajtohen këto tema kryesore:
Vullnetarizmi në sport – Roli i vullnetarizmit në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe kontributi i të rinjve në forcimin e komunitetit dhe promovimin e vlerave pozitive përmes sportit (dita 1).
Sporti si mjet për barazi dhe përfshirje – Roli i sportit në promovimin e barazisë, respektit dhe mundësive të barabarta për të gjithë, duke nxitur pjesëmarrjen pa dallim gjinie, përkatësie apo background-i (dita 2).
Lidershipi përmes sportit – Zhvillimi i aftësive të udhëheqjes, punës në ekip dhe përgjegjësisë sociale përmes përfshirjes në aktivitete sportive dhe iniciativa (dita 2)
Detajet e trajnimit:
• Datat: 27 dhe 28 mars 2026
• Vendndodhja: Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit
• Koha: Dita 1: 16:00 – 19:00 dhe dita 2: 10:00 – 14:00
Pjesëmarrësve që përfundojnë me sukses programin do t’u lëshohet certifikatë pjesëmarrjeje nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës.
Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi të rëndësishme personale dhe profesionale, për të krijuar lidhje me bashkëmoshatarët dhe për të kontribuar në ndërtimin e një komuniteti më aktiv dhe më të angazhuar përmes sportit.
Trajnimi do të mbahet nga ekspertë dhe profesionistë të fushave përkatëse.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Linku për aplikim: https://forms.gle/FxGysBBkGKcQ5NcAA
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan