FTESË PËR PJESEMARRJE NË INFO-SESIONIN INFORMUES NË KUADË TË PROJEKTIT EIHE

8 Dhjetor, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” fton studentët, stafin akademik dhe administrativ të marrin pjesë në Info-Sesionin që do të mbahet më 11 dhjetor 2025, në ora 11:00, në sallën A11, në kuadër të projektit “Empowering Inclusion in Higher Education (EIHE)”, i cili zbatohet nga HANDIKOS-Prishtinë dhe mbështetet nga Programi SHER.

Ky sesion ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për përfshirjen e studentëve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë dhe nxitjen e praktikave gjithëpërfshirëse në institucionet e arsimit të lartë.

Ju mirëpresim në këtë sesion informues, i cili synon promovimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë!