Ftesë për pjesëmarrje në ditët informuese të programit Erasmus+

12 Tetor, 2022

Të nderuar, ju ftojmë të merrni pjesë në ditët informuese 13,14,15 tetor 2022, të programit Erasmus+ për stafin akademik/administrativ si dhe për studentët. Këto ditë informuese do të mbahen në hollin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në këto ditë informuese do të prezantohen praktikat më të mira të UKZ, do të ketë prezantime të studentëve nga përvojat e lëvizshmërisë, diskutime të përgjithshme, sesion me pyetje dhe përgjigje, promovim të projekteve të ngritjes së kapaciteteve ku universiteti ynë ka marrë pjesë, prezantime nga stafi dhe studentët nga praktikat e tyre me përvojën e fituar gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet Erasmus+, etj.

Erasmus+ është një derë e hapur për ndërkombëtarizim, zhvillim, ndërtim të kapaciteteve.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.

Pjesëmarrja në ditët informuese të Erasmus+ do të hapë mundësi të reja për të gjithë.

Ju mirëpresim!

Shih agjendën:Erasmus+ days in UKZ 2022