Ftesë për ekspozim në Panairin Virtual të Karrierës 2021 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan
Të nderuar përfaqësues të institucioneve arsimore, kompanive dhe organizatave tjera,
Kemi kënaqësinë të iu ftojmë të bëheni pjesë e Panairit Virtual të Karrierës 2021 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan, i organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës – Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan dhe financuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH.
Është frymëzuese të rikthehemi nga një përvojë e suksesshme, me të vetmin qellim për të shërbyer si urë lidhëse në mes tregut të punës dhe studentëve dhe të diplomuarve nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan.
Studentë dhe të diplomuar me një potencial talentesh e shkathtësish janë në pritje të njohjes së ofertës nga tregu i punës!
Aktiviteti: Panairi Virtual i Karrierës 2021 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan
Data: 12 tetor 2021
Orari: 09:00 deri 16:00
Vendi: Platformë virtuale / online
Kush mund të jetë pjesë e këtij panairi?
Përparësi pjesëmarrje në panair u ofrohet institucioneve arsimore të cilat ofrojnë mundësi për punë praktike, prezantim të mundësive për fitimin e bursave të ndryshme nga studentët, orientim dhe udhëzim në karrierë, si dhe kompanive apo bizneseve të cilat ofrojnë tre apo më shumë pozita të lira pune dhe punë praktike.
Të mbështetur nga CEO – Congress and Event Organization, në cilësinë e zhvilluesit dhe administruesit të platformës virtuale, të gjitha institucionet të cilat do vendosin të jenë ekspozues në Panairin Virtual të Karrierës 2021, do pranojnë një link përmes së cilit mund të krijojnë një llogari personale dhe të kenë qasje në platformën virtuale. Krahas kësaj, institucionet pranojnë edhe udhërrëfyesin për përdorim të platformës dhe menaxhimin e materialeve promovuese brenda stendës së tyre.
Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes suaj si ekspozues është 03 tetor 2021 në ora 14:00.
Konfirmimet e pjesëmarrjes, Ju lusim t’i bëni në: [email protected]
Si mund të bëheni ekspozues ne Panairin Virtual të Karrierës 2021?
Për tu bërë ekspozues i Panairit Virtual të Karrierës 2021 çdo institucion ose kompani duhet ta plotëson FORMEN E REZERVIMIT të cilën e gjeni të bashkangjitur, pastaj formën e plotësuar na e ktheni prapa dhe ta kthen prap në e-mail në [email protected] , duke shkruar në subject:
KEMI INTERES TË JEMI EKSPOZUES NË PANAIRIN VIRTUAL TË KARRIERËS 2021, me së voni deri më datë 03 tetor 2021 ora 15:00
Pas dërgimit te Formës së Regjistrimit, ne menjëherë do ju dërgojmë informacionet tjera për vendosje të materialeve promovuese elektronike në stendën tuaj virtuale.
Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj brenda afatit kohor, në mënyrë që ta siguroni rezervimin e stendës së juaj e cila është pa pagesë. Ju njoftojmë se platforma jonë siguron 25 stenda për Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan kështu që vendet janë të limituara.
I tërë organizimi i këtij panairi virtual financohet nga GIZ.
Duhet theksuar se platforma në të cilën do të mundësohet zhvillimi i panairit është krijuar në atë mënyrë që përdorimi të jetë sa më i thjesht dhe efektiv, në mënyrë që të krijohet paraqitja sa më reale e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe vizitorëve, por në këtë rast në një simulim virtual.
Ne do të jemi të nderuar me pjesëmarrjen tuaj në panair, ku do të mund t’i promovoni mundësitë tuaja për karrierë dhe të takoheni me kandidatë të mundshëm, kompani të tjera dhe akterë përkatës.
Ju lutem na shkruani nëse keni pyetje shtesë ose na kontaktoni në numrin tonë: +383 44 649-916
Kliko Këtu për të shfaqur interesimin tuaj për këtë ngjarje!
Me respekt,
Stafi i UKZ-së
Forma e rezevimit per Panairin Virtual te Karrieres - Institucionet
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan