Ftesë për aplikim në programin e Agilyti.ai për studentë dhe të sapodiplomuar

26 Dhjetor, 2025

Agilyti.ai, partneri lokal i implementimit për Genpact – GigaAcademy Kosovo Program, shpall thirrjen për aplikim për një program intensiv dhe të paguar 4-mujor, i dizajnuar për përgatitjen e talenteve të rinjë në fushën e Teknologjisë për projekte ndërkombëtare.

Kush mund të aplikojë?

– Studentë në vitin e fundit të studimeve (viti i 3-të ose më lart)

– Të sapodiplomuar

– Alumni të interesuar për punësim në projekte globale

Fushat e programit:

– Artificial Intelligence (AI)

– Data Engineering

– Full-Stack Engineering

Çfarë ofron programi?

– Program intensiv dhe i strukturuar profesionalisht

– Proces përzgjedhjeje transparent dhe i bazuar në meritë

– Mentorim nga profesionistë të Genpact

– Kompensim financiar gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit

– Mundësi punësimi pas përfundimit të suksesshëm të programit

Ky program përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për studentët dhe të rinjtë profesionistë që synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në teknologji dhe të angazhohen në projekte globale.

Për më shumë informata dhe detaje rreth aplikimit, ju lutemi kontaktoni këtë adresë elektonike: [email protected]