Të nderuar kolegë,
Jemi të kënaqur t’ju ftojmë në Konferencën e 11-të Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mbi “Politikën e Ekonomisë dhe Integrimin në BE” më 27-29 maj 2021 në Durrës, Shqipëri.
Kjo konferencë është një ngjarje prestigjioze, e organizuar për të mbledhur akademikë, studiues për të ndarë gjetjet e tyre kërkimore në fushën e politikave ekonomike që do të çojnë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE. Qëllimi i konferencës është të trajtojë përmes prezantimeve dhe diskutimeve interaktive çështjet aktuale të integrimit në BE dhe politikat ekonomike dhe të nxjerrë në dritë propozime dhe rekomandime konkrete për politikëbërësit dhe komunitetin e biznesit në nivelin lokal, evropian dhe ndërkombëtar.
Shfaqja e papritur e pandemisë COVID-19) ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë globale, kështu që konferenca është e hapur për të pranuar njohuri të reja që eksploron ndikimin ekonomik të pandemisë COVID-19 në vendet, rajonet dhe sektorët kryesorë.
Aplikimi është i hapur dhe afati i fundit për dërgimin e abstraktit është 5 Prill, 2021. Për data të tjera të rëndësishme dhe informacione të hollësishme, ju lutemi gjeni bashkangjitur Thirrjen për punimet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan