Ftesë/ Ligjëratë nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS)

3 Qershor, 2019

YIHR KS është duke e implementuar projektin “Të Rinjtë për Drejtësi”  i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe i cili ka për qëllim ka kryesisht fuqizimin e të rinjve që të jenë aktiv në sektorin e drejtësisë, të kërkojnë llogaridhënje dhe transparencë nga akterët e drejtësisë si dhe ngritjen e njohurive të tyre rreth institucioneve të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” , ndër aktivitetet e tjera janë paraparë të mbahen edhe  ligjërata për studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Të enjten, më 06.06.2019 në ora 11:00 ne sallën A34 do të mbahet ligjërata e parë, kurse të njëjtën ditë do të mbahet edhe ligjërata e dytë në ora 13:00.

Ju mirëpresim!