YIHR KS është duke e implementuar projektin “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe i cili ka për qëllim ka kryesisht fuqizimin e të rinjve që të jenë aktiv në sektorin e drejtësisë, të kërkojnë llogaridhënje dhe transparencë nga akterët e drejtësisë si dhe ngritjen e njohurive të tyre rreth institucioneve të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” , ndër aktivitetet e tjera janë paraparë të mbahen edhe ligjërata për studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Të enjten, më 06.06.2019 në ora 11:00 ne sallën A34 do të mbahet ligjërata e parë, kurse të njëjtën ditë do të mbahet edhe ligjërata e dytë në ora 13:00.
Ju mirëpresim!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan