Ftesë/FShS në UKZ organizon diskutim me Zëvendësministren në detyrë Liza Gashi mbi diplomacinë e diasporës

24 Nëntor, 2025

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, fton studentët dhe të interesuarit të marrin pjesë në një diskutim me Znj. Liza Gashi, Zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Ky organizim do të mbahet të martën, 25 nëntor 2025, ora 11:00 në sallën BS12b.

Gjatë këtij organizimi, znj. Liza Gashi do të diskutojë me studentët mbi temën: “Fuqia e diplomacisë së diasporës në një botë të ndryshme dhe të lidhur”.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë!