Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur një takim mes Rektort Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me prorektoret Prof. Ass. Dr. Lindita Loku-Nikçi dhe Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, dhe përfaqësuesit të programit Sustainable Higher Education and Research in Kosovo (SHER), Aqim Emurli, me fokus në avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e arsimit të lartë.
Gjatë diskutimeve u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rolin e rëndësishëm të programit SHER në mbështetjen e proceseve zhvillimore dhe ngritjen e cilësisë në universitet. Gjatë takimit u paraqit gatishmëria për të thelluar këtë bashkëpunim, sidomos në drejtim të përmbushjes së standardeve bashkëkohore në arsimin e lartë.
Një ndër temat kryesore të takimit ishte mbështetja që SHER mund të ofrojë në rishikimin dhe përditësimin e dokumenteve strategjike të universitetit, përfshirë Statutin dhe Planin Strategjik. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e harmonizimit të tyre me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Rektori Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku falënderoi programin SHER për mbështetjen e vazhdueshme, duke nënvizuar ndikimin pozitiv të këtij bashkëpunimi në zhvillimin akademik dhe institucional të universitetit. Ndërkohë, përfaqësuesi i SHER, Aqim Emurli, rikonfirmoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë në Kosovë.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan