Fillon faza e parë e projektit “Ndikimi i teksteve shkollore në zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve”

14 Dhjetor, 2020

Drejtori i Institutit për Trajnime dhe Hulumtime Arsimore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. ass. dr. Mensur Neziri së bashku me studentët e Fakulteti të Edukimit kanë filluar realizimin e fazës së parë të projektit “Ndikimi i teksteve shkollore në nxitjen e zhvillimit të mendimit kritik të nxënësve”.

Gjatë realizimit të kësaj faze e cila do të zgjasë rreth një muaj, aktivitetet hulumtuese do të fokusohen në mbledhjen e të dhënave të cilat kanë të bëjnë me vlerësimin e opinioneve të mësimdhënësve për mundësit që japin tekstet shkollore në zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve.

Me këtë rast bartësi i projektit Prof.ass.dr. Mensur Neziri në emër të  gjithë ekipit hulumtues falënderon  të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës në realizimin e këtij studimi.