Fakultetit Ekonomik përgatitet për implementimin e QuickBooks në programin Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar

16 Qershor, 2023

Me qëllim që programet studimore të jenë në harmoni me nevojat e tregut të punës dhe në hap me proceset e digjitalizimit, në kuadër të programit studimor Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar, nga viti akademik 2023/24 do të filloj që softueri ndërkombëtar i kontabilitetit QuickBoks të ju ofrohet studentëve të këtij programi në kuadër të lëndëve Softuerë për Kontabilitet dhe Aplikimi i Kontabilitetit me Softuerë.  Me këtë, Fakulteti Ekonomik i UKZ-sw, do të jetë fakulteti i parë ekonomik në Kosovë që implementon në kuadër të  programit të tij studimor një softuerë që  përgatitë studentët ta aplikojnë praktikisht kontabilitetin sapo të dalin në tregun e punës, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, me theks të veçantë tregun e BE-së dhe SHBA-së.

Fakulteti Ekonomik këtë vit është furnizuar me licenca të këtij programi që do të instalohen në kompjuterët e kabinetit të informatikës ku do të mbahet këto dy lëndë. Profesorët që do të jenë bartës të këtyre lëndëve, Prof.Ass.Dr. Arben Sahit, Prof.Ass.Dr.Arbenita Kosumi dhe Prof.Ass.Dr. Nexhat Shkodra, këtë javë janë duke mbajtur trajnimet në lidhje me përdorimin e këtij softueri në Agjencinë Melita&Parntners e cila është e certifikuar për të ofruar trajnime për përdorimin e këtij programi softuerik.

Për të parë nga afër mbarëvajtjen e trajnimit, në ditën e tretë të tij, profesorët i ka vizituar dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Xhevat Sopi. Nga drejtorja ekzekutive e Melita@Partners, Melita Ymeraga, njëherësh edhe trajnuese kryesore për QuickBooks, Dekani u njoftu për ecurinë e trajnimit dhe përmbajtjen e tij si dhe për hapat se si do të ecet deri në implementimine  projektit nga fillimi i vitit të ri akademik. Ymeraga tha se ishte e kënaqur me përkushtimin e profesorëve për ta përvetësuar programin dhe se u shpreh e bindur se implementimi do të jetë i lehtë dhe i suksesshëm.

Dekani Sopi thotë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Fakultetin Ekonomik dhe një hap para drejt procesit të transformimit dhe përshtatjes së programeve studimore me nevojat e tregu të punës nën kushtet e zhvillimeve moderne të teknologjisë informative dhe digjitalizimit.

Programi studimor Kontabilitet i Aplikuar është i vetmi në Kosovë që krahas lëndëve bazike për kontabilitetin, në kurrikulën e tij ka bërë obligative dy lëndë në të cilat do të mësohen softuerët e kontabilitet fillimisht e pastaj do të bëhen aplikime të kontabilitetit praktikisht përmes këtyre softuerëve, që do të jenë edhe softuerë vendor edhe ndërkombëtar, siç është QuickBooks.