Fakulteti Ekonomik i UKZ-së ka mbajtur takim pune për përgatitjet rreth akreditimit të programeve studimore

22 Janar, 2020

Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, pasi ka përfunduar me sukses semestrin dimëror 2019/2020, ka vazhduar punën intensive për përgatitjen e materialeve që kërkohen në procesin e akreditimit.

Pas disa takimeve të grupeve punuese, ku janë përfshirë përfaqësues të bizneseve dhe studentët alumni, stafi Akademik i Fakultetit Ekonomik, kryesuar nga Dekani Xhevat Sopi, kanë mbajtur edhe një punëtori, në të cilën është harmonizuar Raporti i Vetëvlerësimit (RVV), dokument ky mbi bazën e të cilit do të vlerësohen programet e studimit me të cilat aplikon Fakultetit Ekonomik në këtë vit për Akreditim.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi, ka thanë se metodologjia e përdorur për përgatitjen e RVV-së me një qasje gjithëpërfshirëse si të stafit, bizneseve dhe studentëve alumni, do të prodhojë rezultate të kënaqshme në këtë proces.

Fakulteti Ekonomik, këtë vit ka aplikuar për akreditim me dy programe: Menaxhim dhe Ndërmarrësi në nivelin bachleor me profilet Menaxhim dhe Ndërmarrësi dhe Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes; Menaxhim dhe Ndërmarrësi në nivelin master me tri profile, Menaxhim dhe Ndërmarrësi, Menaxhim Financiar dhe Menaxhim i Marketingut dhe Komunikimit.