EULEX ka hapur programin e tij për praktikantë e diplomuar

4 Gusht, 2021

Të nderuar,

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) së fundmi e ka hapur programin e tij të parë për praktikantë vendas për të rinjtë e diplomuar dhe profesionistët kosovarë të cilët do të donin të jenë pjesë e një organizate të shpejtë dhe dinamike që ofron mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Kjo praktikë e përfshin një kompensim financiar dhe pjesëmarrësit do të regjistrohen në skemën vendase të sigurimit shëndetësor të Misionit për kohëzgjatjen e këtij programi.

 Informatat për procedurat e aplikimit i gjeni këtu: http://www.eulex-kosovo.eu/?page=2,75

 Afati për aplikim është data 8 gusht 2021 në orën 23:59 CET.