Është zgjedhur kryetari i Këshillit Botues të UKZ-së

2 Shtator, 2020

Këshilli Botues i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur takim konstituiv, ku anëtarët e Këshillit  të zgjedhur nga Senati, morën mbështetjen e plotë të rektorit të Universitetit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe të manaxhmentit të UKZ-së.

Në këtë mbledhje Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, është zgjedhur kryetar i Këshillit Botues.

Në bazë të Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe të Rregullores për punën e Këshillit Botues të Universitetit, Këshilli Botues përbëhet nga 5 anëtarë me të drejtë vote të fushave përkatëse akademike.

Këshill Botues shqyrton, planifikon dhe e lejon botimin e publikimeve, si dhe jep ide, mendime dhe pikëpamje për avancimin e publikimeve universitare.

Për veprimtaritë e veta, Këshilli Botues i përgjigjet Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Rektorit.