Është shpalosur panoja e gjeneratës së parë të absolventëve në Universitetit “Kadri Zeka”

1 Qershor, 2016

Fotoja e fundit e studimeve, që zakonisht vendoset në Universitet, ku fotografohen gati të gjithë absolventët, është shndërruar thuajse në traditë për Universitetet.

Kështu  në Universitetin “Kadri Zeka”, Rektori Bajram Kosumi  bashkë me Mehmet Zylfiu,  Kryetar i Parlamentit Studentor,  kanë shpalosur panot në të cilat janë të vendosura  fotot  individuale të secilit student të Fakultetit Ekonomik që kanë përfunduar ligjëratat e vitit të fundit të studimeve.

Mehmet Zylfiu – Kryetar i Parlamentit Studentor  ka thënë është shumë i  lumtur që i erdhi koha edhe dokumentit të përbashkët studentor, panos,  duke mos i harruar ato eksperienca të mrekullueshme studentore. Ai ka thënë se tani si përgjegjësi e studentëve absolvent është që pas diplomimit, kontributin e Universitetit ta kthejnë në shërbim po të Universitetit.

Nga ana tjetër, rektori Bajram Kosumi pasi ka uruar studentët për përfundimin e ligjëratave studimore dhe për panon në të cilën secili student është paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme, ka thënë se  ky aktivitet është artikulim simbolik që i gëzohen të gjithë studentët që kanë përfunduar ligjëratat e studimeve dhe njëherësh është gëzim i madh edhe për ne, sepse kjo gjeneratë e parë e absolventëve është gjeneratë historike e Universitetit “Kadri Zeka”.Rektori Kosumi ka uruar studentët edhe për diplomim sa më të shpejt dhe vazhdimin e studimeve vijuese dhe ka thënë thënë se  detyrë e Universitetit është që ti aftësoj studentët për vazhdime të mëtutjeshme në rrugët e dijes. Ai ka porositur studentët që të mbajnë lidhjet me Universitetin edhe pasi të diplomojnë duke ju thënë se si Universitet do të jemi të gatshëm që të ju përkrahim gjithmonë.

Ndërkohë Parlamenti Studentor iu ka nda nga një mirënjohje menagjmentit të Universitetit “Kadri Zeka” për kontributin e dhënë në ngritjen profesionale  dhe akademik të studentëve, njëherësh  mirënjohje iu kanë dhënë edhe studentëve absolvent më të dalluar gjatë studimeve.

DSC_0287 DSC_0280 DSC_0299 DSC_0301DSC_0302DSC_0305DSC_0307 DSC_0308DSC_0311