Në kuadër të projektit E-viva, në Universitetin “Kadri Zeka” është mbajtur fokus grupi me disa përfaqësues të bizneseve në Gjilan.
Fillimisht prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, ka njoftuar të pranishmit me projektin në fjalë, derisa ka falënderuar për pjesëmarrjen në këtë fokus-grup.
Në këtë takim është biseduar në përgjithësi për arsimimin në lidhje me kompetencat që ndërlidhen me shërbimet, e në veçanti për marketingun, mbështetjen e palëve të treta, ofrimin e edukimit rreth kompetencave që ndërlidhen me shërbimin, metodologjinë dhe Kompetencat e ndërlidhura me shërbimin dhe Validimin.
Projekti E-viva është një projekt i financuar nga Erasmus + me 16 partnerë, për një kohëzgjatje prej tre vjetësh.
Partneriteti përbëhet nga universitete nga BE dhe Ballkani Perëndimor si: Unternehmensberatung GmbH (Austria), Blended learning institutions’ cooperative / blinc eG (Germany), Universiteti i Duisburg Essen / UDE (Gjermani), Universiteti Nova de Lisboa (Portugali), Universiteti i Malit të Zi, Universiteti i Donja Gorica, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Ss. Universiteti i Kirilit dhe Metodit, Universiteti Nënë Tereza, Universiteti i Sarajevës, Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë në Sarajevë (SSST), Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, Kolegji Universum, Universiteti i Nishit dhe Universiteti i Novi Sadit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan