Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

Më 30.05.2023 është mbajtur mbledhja konstituive e Senatit të Universitetit Publik  “Kadri Zeka”. Pasi është bërë verifikimi i mandateve të anëtarëve të Senatit, senatorët e rinj kanë nënshkruar deklaratën etike.

Fillimisht Rektori Bajram Kosumi, njëherësh kryesues i senatit ka uruar të gjithë për marrjen e përgjegjësive te reja, në organin më të lartë akademik të UKZ-se, duke ju dëshiruar  suksese të mëdha në punë. Kurse Sekretari i Përgjithshëm vaxhid Sadriu, njëherësh kryetar i KQZ-së në zgjedhjet e përgjithshme 2023 të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ka njoftuar të pranishmit për procesin e zgjedhjeve.

Më  pas  është zgjedhur edhe Kryesuesi i Përkohshëm i Senatit.

Me votat e të gjithë anëtarëve, Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri është zgjedhur Kryesues i Përkohshëm i Senatit.

Anëtarët e  Senatit në këtë mbledhje kanë miratuar propozimet e  Këshillave të Fakulteteve, duke zgjedhur kështu strukturat menaxhuese të fakulteteve, dekanët e njësive akademike.

Dekan i Fakultetit të Edukimit është Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli

Dekan  Fakultetit Ekonomik është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi

Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku

Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative është zgjedhur Prof. Dr. Xhevdet Thaqi

Derisa për dekanin/dekanen e Fakultetit Juridik do të vendoset pas shqyrtimit të ankesës nga Këshilli Drejtues i UKZ-së

Dekanët e zgjedhur mandatin e ri do ta marrin me 1 Tetor 2023.