Është hapur Programi i Shkëmbimit Studentor të Kosovës (Kosova UGRAD)

30 Nëntor, 2017

Programi Global i Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD) sponsorizohet nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore. Është një bursë e financuar plotësisht për një semestër të studimeve akademike jo-diplomike në një kolegj ose universitet të caktuar të SHBA.

Gjatë Programit, pjesëmarrësit Global UGRAD sfidojnë veten për të  mësuar rreth shoqërisë amerikane, kulturës dhe të mësuarit akademik. Ata gjithashtu marrin pjesë në shërbimin e komunitetit dhe rrisin aftësitë e tyre profesionale.

Aplikimi për pjesëmarrje në ciklin akademik 2018-2019 është i hapur dhe do të mbyllet më 31 dhjetor, ora 17:00 EST. Për informacionin dhe udhëzimet e aplikimit, ju lutemi vizitoni www.worldlearning.org/ugrad.

Shihni më shumë në: https://xk.usembassy.gov/2018-2019-global-undergraduate-exchange-program-global-ugrad/