Informatë për hapjen e email adresave zyrtare për studentët e UKZ-së

14 Shkurt, 2018

Të dashur student, ju njoftojmë se është bërë hapja e email adresave zyrtare për të gjithë studentët e vitit të parë, 2017/2018, të nivelit bachelor dhe master.

Konsiderojmë që hapja e email adresave do të lehtësoj komunikimin e studentëve si brenda ashtu edhe jashtë universitetit.

Përdorimi i email adresave me domain zyrtar të Universitetit do të jetë një vërtetim që ju jeni pjesë e Universitetit.

E-mail adresa juaj ka këtë formë, [email protected] (.st është shkurtesë për student) ndërsa studentët të cilët mund të kenë emër dhe mbiemër të njejtë email-i mund të ketë formën [email protected] (p është shkoronja e parë e emrit të prindit)

Fjalëkalimi (passwordi) juaj fillestar është numri personal (i letërnjoftimit). Fjalëkalimin duhet t’a ndërroni në momentin e qasjes për herën e parë.

Në email mund të qaseni përmes webmail-it të Universitetit apo përmes linkut https://mail.google.com/a/uni-gjilan.net.

Tani e tutje të gjitha informacionet zyrtare nga UKZ do t’i merrni vetëm përmes email adreses tuaj zyrtare.

Nëse keni ndonjë problem për t’u qasur në email mund të na shkruani në [email protected]

 

Zyra e IT-së.