Ekspozita personale e profesorit Ahmet Ibrahimi frymon atdhetarisht

7 Mars, 2023

Këto ditë, pikërisht në prag të shënimit të 10 vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, profesori i artit në UKZ Ahmet Ibrahimi organizoi dhe hapi ekspozitën personale nën  konceptin  ‘’Diversitet motivesh ‘’ ku prezantoi 43 pikturat të punuara në pëlhurë me vaj.

Ekspozita kryesisht kishte motive figurave të ndritura të kohës dhe personaliteteve të cilët  kanë lënë gjurmë në historinë e Kombit dhe imazhe narrative të Golgotës Shqiptare-luftës së fundit ,  eposit,popullor dhe figurave  emblematike e historike  të cilët i kanë dhënë kontribut të çmuar  për kombin !

Dashuria për atdheun,për njeriun e këtij trolli  bëri që profesori i Artit Ahmet Ibrahimi të frymojë atdhetarisht përmes shprehjes  figurative-pikturale.

Ekspozita zgjoi interesim të jashtëzakonshëm  në mesin e studentëve profesorëve dhe qytetarëve të cilët morën pjesë në hapje të saj .

Në fjalën përshëndetëse Rektori i UKZ-së  Bajram Kosumi  spikati vlerësimin mbi motivet dhe aspektet e vlerave  estetike figurative  të dorëshkrimit artistik që e kultivon profesor Ahmet brahimi.

Me paraqitjen e kësaj forme komunikimi  kulturor e artistik u begatua jeta kulturore  dhe festive e përvjetorit të parë jubilar të  themelimit të UKZ.

Ekspozita do të jetë e hapur gjatë javës !