Drejtuesit e UKZ dhe Heras+ dakordohen për temat e ardhshme të bashkëpunimit

14 Shkurt, 2022

Drejtuesit e Universitetit Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan dhe ata të Heras+, në një takim të përbashkët të zhvilluar në UIBM, janë dakorduar për temat e ardhshme të bashkëpunimit. Në këtë kontekst, u përmend mbështetja për  hartimin dhe rishikimin e rregulloreve të nevojshme të UKZ.

Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, falënderoi drejtuesit e Heras+ për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar për UKZ-në.

Ndërsa, udhëheqësi i Heras+, Aqim Emurli, u shpreh i kënaqur me qasjen bashkëpunuese nga ana e drejtuesve të UKZ-së, që ka lehtësuar arritjen e objektivave.