Drejtuesit e Fakultetit Juridik të UKZ-së vizituan Universitetin e Mitrovicës

27 Tetor, 2023

Dekanja e Fakultetit Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi me bashkëpunëtor dhe disa studentë, kanë vizituar Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku janë pritur nga Ombudsmani i UIBM, Xhemajl Veliqi dhe studentë të këtij Universiteti.

Në këtë takim është diskutuar dhe vlerësuar lart bashkëpunimi ndërmjet studentëve dhe fakulteteve si dhe njëherësh të dy përfaqësuesit e universiteteve, janë  pajtuar për thellimin e bashkëpunimit  në projekte të ndryshme në të mirë të studentëve. Kjo vizitë është organizuar falë bashkëpunimit ndërmjet këshillave studentore të të dy fakulteteve juridike.

Pas vizitës në hapësirat e kampusit universitar të UIBM, patën rastin të vizitojnë dhe Kullën e Isa Boletinit.