Drejtues të UKZ-së po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të BUA-së

28 Shtator, 2023

Në  Asamblenë e 7 me radhë të Konferencës së Shoqatës së Universiteteve Ballkanike 2023, e cila po i zhvillon punimet më  27 dhe 28 shtator 2023 në Universitetin e Tuzlës, Tuzla, Bosnje dhe Hercegovinë, nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” po marrin pjesë Rektori i zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi.

Në Konferencën e Shoqatës së Universiteteve Ballkanike 2023 me temë: Bashkëpunimi Akademik, Sfidat dhe Perspektivat e Ardhshme në Ballkan, është diskutuar për ndërkombëtarizimin në universitetet e Ballkanit, potencialet dhe sfidat, për rolin e Rrjeteve Universitare në Integrimin Evropian të Ballkanit, migrimet, sfidat dhe perspektivat e ardhshme.  Nga kjo konferencë u rekomandua që  universitetet duhet të sigurojnë stabilitet institucional, krijimtari kulturore dhe shkencore, të angazhohen shoqërisht, të jenë burim kryesor i njohurive në shoqëri, të jenë bartës të progresit dhe të fokusohen në bashkëpunimin e ndërsjellë.