Drejtues të UKZ-së pjesëmarrës të konferencës për UE që po mbahet në Sofje të Bullgarisë

16 Maj, 2018

Në Sofje të Bullgarisë janë duke qëndruar shumë udhëheqës shtetëror nga BE dhe nga vendet e Ballkanit për Samitin e BE-së, në të cilin Samit do ti konfirmohet edhe një herë vendeve të Ballkanit perspektiva e integrimit në UE.

Krahas Samitit të Sofjes të BE, po në Sofje po mbahet edhe konferenca shkencore “The Balkans in the European Integration”, në organizim të Sofia University St. Kliment Ohridski.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Rektori i Universitetit  Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka të cilët  paraqiten konceptin  e tyre për integrimin e Kosovës në EU, bashkë me ish zv. Kryeministrin e Serbisë, Zeljko Korac dhe me ish kryeministrin e Maqedonisë, z. Vladi Buckovski. .