Edhe sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë vazhduar vizitat e delegacionit të SHBA-së.
Një ekip i drejtuesve të Universitetit të IOWA-së nga SHBA, janë pritur në një takim nga drejtuesit e UKZ-së
Shpresë Qamili Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, në emër të Rektorit Bajram Kosumi u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve.
Në ndërkohë para delegacionit të SHBA-së, ajo ka prezantuar Universitetin në përgjithësi, që nga themelimi e deri më tani, derisa ka njoftuar rreth zhvillimeve dhe rezultateve të arritura në arsim dhe vazhdimin e përpjekjeve të të gjithë stafit të UKZ, që synim ka quarjen përpara të ngritjes së cilësisë .
Gjatë këtij takimi është folur edhe rreth programeve të studimit, gravitetit të studentëve, bashkëpunimit ndërkombëtar, projekteve të UKZ0së dhe rreth aktiviteteve të ndryshme.
Delegacioni nga IOWA vlerësoi të arriturat në UKZ , ku njëherësh , koordinatori internacional i “University of Northern Iowa”, Timothy W. Gilson, tregoi për punën e universitetit dhe punën me studentët. Ai, duke folur rreth përvojave të mësimit profesional tha se studentët punojnë me mentorë, të cilët i përkasin pikërisht atij profesioni, në mënyrë që studentët të jenë mirë të përgatitur për profesionin përkatës. “Ata ndjekin studimet për 4 vite, mirëpo ata gjithashtu ndjekin kurse të veçanta që të përgatiten për lëmin e caktuar”, tha koordinatori internacional i “University of Northern Iowa”, Timothy W. Gilson .
Në fund të takimit të dyja palët u ndanë të kënaqura derisa shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan