Drejtues të KFOR-it vizitojnë UKZ-në

29 Janar, 2021

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin “Kadri Zeka”  në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka ka pritur në takim Martin Thompson, Drejtues Ekipi nga kontigjenti Britanik brenda KFOR-it.

Prorektori Leka e ka informuar drejtuesin Thompson për aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e Universitetit, derisa e ka falënderuar atë  për gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në dhe për  mbështetjen e madhe në ruajtjen e sigurisë  në Kosovë.

Ndërkohë Martin Thompson, Drejtues Ekipi nga kontigjenti Britanik brenda KFOR-it,  është interesuar për mundësinë e pakicave për të studiuar në UKZ, rreth sigurisë dhe çshtje të tjera.

Në ndërkohë të gjithë së bashku  kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimeve të mëtutjeshme.