Drejtues të James Madison University vizitë në Universitetin “Kadri Zeka”

8 Maj, 2017

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës

uni-gjilan.net    tel: 0280390112

_______________________________________________________________________________________

NJOFTIM

 I nderuar staf  akademik dhe administrativ, të dashur studentë , ju njoftojmë se të mërkurën me 10.05.2017 ne Universitetin “Kadri Zeka” do te qëndrojë për një vizite një ekip nga James Madison University nga SHBA.

Ata fillimisht do të takohen me menaxhmentin e Universitetit, për të vazhduar më pas  takimin me stafin e rregullt akademik dhe studentët.

Gjate vizitës të pranishëm do të jenë edhe drejtues të Universitetit të Ferizajit.

Kjo vizitë ka për qëllim shkëmbimin e informacionit midis JMU dhe Universitetit “Kadri Zeka” për të identifikuar interesat dhe mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim .

Takimi me Rektorët dhe Menaxhmentin e Universitetit tonë dhe te Ferizajit, do të mbahet në zyrën e Rektorit nga ora 09:00, kurse takimi me stafin e rregullt akademik do të mbahet në ora 09:15 në sallën A34.